FUTBOLL – Tkurret merkatoja e “Realit”, Hazard udhëton i vetëm drejt Madridit

TIRANË, 12 prill/ATSH/ – Ekipi i “Realit të Madridit” nuk pritet që të bëj blerje nga më të bujshmet në merkaton e verës, duke vendosur që të afrojë në ekip vetëm belgun e ekipit të “Çelsit”, Eden Hazard.

Sipas “Marca”-s, Zinedin Zidan dëshiron në skuadër vetëm Eden Hazard, i cili do të ishte dhe ylli i vetëm që do t’u bashkohej spanjollëve në verë. Trajneri francez e pëlqen jashtëzakonisht sulmuesin Brazilian Vinicius dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të pengojë zhvillimin e talentit Brazilian.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.