FUTBOLL – Klopp: Fansat racistë duhet të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

LONDËR, 12 prill /ATSH-DPA/ – Menaxheri i “Liverpulit”, Jurgen Klopp tha sot se çdo fans që kapet duke kënduar slogane ofenduese duhet të ndalohet përjetësisht nga stadiumet.

Trajneri gjerman i mbajti këto deklarata pas një video në medien sociale të gjashtë fansave të “Çelsit” që ofendonin golashënuesin e “Liverpulit”, Mohamed Salah.

“Është e pështirë”, tha Klopp sot për gazetarët.

“Ky është një shembull tjetër i diçkaje që nuk duhet të ndodhë. Kjo nuk duhet parë si diçka e Çelsit apo Liverpulit”, vazhdoi ai.

“Nëse bën diçka të tillë, atëherë nuk duhet të lejohesh të hysh më në stadium, sipas këndvështrimit tim, përjetësisht”, theksoi trajneri i “Liverpulit”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.