FUTBOLL – “Interi” kërkon transferimin e Granit Xhakës në Itali

TIRANË, 12 prill/ATSH/ – Skuadra italiane e “Interit” është duke menduar që të përforcojë mesfushën e saj dhe për këtë ka zgjedhur lojtarin e “Arsenalit”, Granit Xhaka.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtori sportiv Piero Ausilio, ka zgjedhur lojtarin e “Arsenalit” si profilin e duhur, për të përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm.

26-vjeçari u transferua tek topçinjtë në verën e 2016-ës, për shifrën e 45 milionë eurove nga “Borussia Mönchengladbach”, por drejtuesit e “Arsenalit” nuk do të pranonin asnjë ofertë nën 50 milionë euro për lojtarin.

Granit Xhaka me londinezët ka koleksionuar 125 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola në të gjitha kompeticionet.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.