FUTBOLL – “Atletiko” dhe “Reali” luftojnë për vendin e dytë

MADRID, 12 prill /ATSH-AFP/ – Shtatë ditë nga përfundimi i kampionatit spanjoll, dy rivalët madrilenë, “Atletiko” dhe “Reali” janë duke luftuar njëri-tjetrin për të marrë vendin e dytë në La Liga, ndërsa “Barcelona” do të përballet me të fundit të kategorisë, “Hueskan”.

“Atletiko”, në vend të dytë nën kërcënimin e “Realit”, pret të shtunën “Celta Vigon”, shumë poshtë në klasifikim (16-të) dhe duhet të fitojë pa Diego Costa, i pezulluar për tetë ndeshje për fyerje dhe sulm të arbitrit në humbjen kundër Barcelonës të shtunën e kaluar.

Nga ana tjetër “Reali”, që është vetëm dy pikë larg rivalit të tij, do të përballet në periferi të Madridit me klubin “Leganes” (11-të) pa kapitenin Sergio Ramos, i cili është dëmtuar në këmbën e majtë.

Tashmë sytë janë të kthyer krejtësisht tek sulmuesi uellsian, Gareth Bale, që po njeh ditë të vështira në Spanjë. I fërshëllyer vitin e kaluar nga fansat në “Santiago Bernabeu”, e ardhmja e tij, që thuhet se do të largohet verën e ardhshme, nuk ka qenë kurrë kaq e pasigurit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.