FRANCË – Montchalin: Duhet respektuar vota e britanikëve për Brexit

PARIS, 12 prill /ATSH-AFP/ – Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Europiane, Amelie de Montchalin vuri sot theksin në domosdoshmërinë për të respektuar referendumin e Brexit për të shmangur një prishje të re demokratike.

”Kërkesa jonë është respektimi i votës. Nëse bëhen zgjedhje, kjo është për të respektuar votën”, deklaroi sekretarja e re e Shtetit, e emëruar më 31 mars.

”E kundërta do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”, pohon ajo ”kur na ndajnë vetëm një muaj nga zgjedhjet europiane, ku mund të shfaqet një rritje e mëtejshme e populistëve dhe eurofobëve”./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.