Benatia drejt rikthimit në Itali

TIRANË, 12 prill /ATSH/ – Vetëm disa muaj më parë u largua nga “Juventusi”, për të luajtur në kampionatin e Katarit, por tani Mehdi Benatia duket se ka ndërmend të rikthehet në Serinë A.

Pasi u fol për një interesim të “Romës” për të, ka qenë edhe vetë mbrojtësi maroken që ka thënë se do të preferonte të rikthehej të luante sërish për ta.

“Kam kaluar një kohë mjaft të bukur te ‘Roma’. Garsia më dha shumë besim dhe isha kapiteni i tretë, pas Totit dhe De Rosit. Do të më pëlqente të rikthehesha në kampionatin italian dhe për më tepër, me fanellën e ‘Romës’”, tha Benatia.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.