ARKEOLOGJI – Fosilet e gjetura në Filipine i përkasin një specieje të re humane

ANKARA 12 prill /ATSH-AA/ –  Fosilet e eshtrave dhe dhëmbëve të gjetura në Filipine, janë të një specieje të re njerëzore që deri më tani nuk njihej, thuhet në një artikull në faqen e internetit të “Science Alert”.

Studiuesit dhe arkeologët për 13 fosilet e eshtrave dhe dhëmbëve të zbuluara në shpellën Callao që ndodhet në veri të ishullit filipinas Luzon, thanë se i përkasin një gjallese shumë të shkurtër e ngjashme me njeriun për të cilën deri më tani nuk dihej asgjë.

Më tej theksohet se fosilet e gjetura gjatë gërmimeve në vitet 2007, 2011 dhe 2015 janë të tre individëve të species “homo luzonensis”.

Supozohet se njëri prej individëve daton prej para 67.000 vitesh ndërsa tjetri para 50 000 vitesh.

Arkeologu Florent Detroit thotë se fosilet dhe dhëmbët e gjetura në Filipine janë mbetjet më të vjetra njerëzore që janë gjetur deri më tani.

Hulumtuesit potencojnë se individët, dhëmbët e të cilëve janë gjetur janë më të shkurtër se njeriu (homo sapiens) por më të gjatë se homo florensiensisten të quajtura edhe si Hobbit.

Gjetjet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature”./   /os/ /em/ a.jor.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.