TEKNOLOGJI – Go Amazon mendon edhe për klientët pa kartë krediti

NJU JORK, 11 prill /ATSH-ANSA/ – Gjiganti Amazon është gati të bëjë hapa prapa në tiparin dallues të dyqaneve ushqimore të tij, Go Amazon, ku blihet pa para cash duke debituar shifrën e blerjes, nëpërmjet aplikacionit, në kartat e kreditit të klientëve.

Pas kritikave të marra nga kompania, e cila është akuzuar për diskriminim ndaj atyre personave që nuk kanë kartat e kreditit, në dyqanet në të ardhmen do të jetë gjithashtu e mundur të paguhet me para në dorë.

Një zëdhënës i kompanisë shpjegoi se në Amazon Go mund të “merrni faturën, të paguani me para në dorë si dhe të merrni kusur”.  Nuk ka detaje të njohura në kohë dhe metoda, por fjalia sugjeron instalimin e stacioneve automatike të pagesave në dyqane./ /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.