Prokurori Vate Staka zgjidhet anëtar i KLP-së

TIRANË, 10 prill /ATSH – I. Vata/ – Vate Staka është nga dita e sotme anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KLP miratoi kandidaturën e tij në mbledhjen e së enjtes.

Votimi për anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), u zhvillua në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme, ku morën pjesë 230 prokurorë.

Nga votimi kandidati Vate Staka mori 135 vota pro, ndërsa 81 prokurorë u shprehën kundër. Staka zëvendëson në këtë pozicion Antoneta Sevdarin, që u shkarkua nga Vetingu. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.