POLONI – GJED: Reforma në Gjykatën e Lartë shkel ligjet e BE-së

VARSHAVË, 11 prill /ATSH-AFP/ – Polonia ka shkelur ligjin e Bashkimit Europian me reformën e diskutueshme që ul moshën e daljes në pension të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, u shpreh sot avokati i përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Institucioni me seli në Luksemburg, i cili jep në fund vendimin për këtë çështje pas dy vendimeve në fund të 2018, pritet të japë verdiktin brenda disa javësh.

Vendimet e para të CJUE-së kishin si qëllim të pezullonin këtë reformë që ul moshën e daljes në pension të gjyqtarëve në 65 vjeç dhe që në fakt synon të nxjerrë në pension rreth njëzet prej tyre.

Në mesin e tyre përmenden disa gjyqtarë si kryetarja e Gjykatës së Lartë Malgorzata Gersdorf, 66 vjeç e cila e denoncoi si një ‘’spastrim’’ të orkestruar nga qeveria konservatore polake.

Një muaj pas vendimit të parë të gjykatës europiane, në nëntor, parlamenti polak i dominuar nga konservatorët e partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) votoi ndërkohë një ligj që ndryshonte këtë legjislacion të diskutueshëm.

Të enjten në përfundimet e tij avokati i përgjithshëm, Evgeni Tanchev pohoi se qëndrimi në detyrë i anëtarëve të institucionit të lartpërmendur është një nga garancitë kryesore për pavarësinë e gjyqtarëve./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.