Kuvendi shqyrton sot raportin mbi ecurinë e procesit të integrimit

TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Kuvendi zhvillon sot seancën plenare në orën 10:00 ku pritet të miratohet Raporti për vitin 2018 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu sot pritet të miratohet raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2018.

Gjithashtu sot pritet miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 15 prill – 9 maj 2019.

Po ashtu pritet edhe miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 15 prill – 31 maj 2019.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.