Futboll/ “Juventus”, gati 25 milionë euro për talentin e “Leverkusen”

TIRANË, 11 prill /ATSH – A. Fortuzi/- “Juventus” është gati për të paguar klauzolën për të blerë futbollistin Julian Brandt. Siç raporton gjermania “Bild”, në një shkrim të publikuar të enjten, bardhezinjtë janë gati të paguajnë 25 milionë euro për të prishur kontratën e Julian Brandt me “Bayern Leverkusen”.

Siç shkruan “Bild”, Brandt ka një kontratë me skuadrën e “Leverkusen” që skadon në vitin 2021, por futbollisti ka treguar një rritje të ndjeshme dhe është tashmë pjesë edhe e kombëtares gjermane të futbollit.

“Juventus” ka vendosur kontaktet e para me babain e 23-vjeçarit, që është dhe menaxheri i futbollistit të talentuar. Drejtori i përgjithshëm i “Juventusit” i ka ofruar një kontratë të majme lojtarit, i cili ka grumbulluar 200 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe përfaqësueses kombëtare.

Brandt luan anësor në sulm, por dhe rolin e trekuartistit. Në Gjermani vlerësohet si një lojtar i së ardhmes dhe për “Juventusin” blerja e tij, për 25 milionë euro do të ishte një goditje e rëndësishme për merkaton, duke parë raportin çmim dhe cilësi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.