BRUKSEL – BE-ja evakuon misionin e saj nga Tripoli

BRUKSEL, 11 prill /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian evakuoi të mërkurën nga Tripoli anëtarët e një misioni asistence për shkak të përshkallëzimit të bombardimeve në kryeqytetin libian, shënjestër e një ofensive të kryesuar nga forca të mareshalit Khalifa Haftar, bëhet sot e ditur nga burime europiane.

Anëtarët e Misionit të Asistencës të Bashkimit Europian për një menaxhim sa më efikas të kufijve në Libi (EUBAM Libi) u larguan përkohësisht nga Tripolit për t’u vendosur në Tunizi, ku ndodhet edhe selia e misionit.

Misioni përfshinte rreth 20 persona.

‘’BE-ja ka ngritur alarmin nga zhvillimet shumë shqetësuese në Libi’’, bën të ditur zëdhënësja e shefes së diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.