Berat/ Miratohet projekti për restaurimin banesës Xali, monument kulture

TIRANË, 11 prill /ATSH/ – Pas përfundimit të ndërhyrjes emergjente në restaurimin e murit rrethues prej guri në banesën e familjes Xali në lagjen Kala Berat, kjo banesë tashmë do t’i nënshtrohet restaurimit të plotë.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin: “Ndërhyrje restauruese në banesën e Vasil Naços, sot familja Xali”, lagjia Kala, Berat.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat parashikon ndërhyrje emergjente në restaurimin e murit rrethues të banesës.

Mirëmbajtja e këtyre banesave është një punë e shkëlqyer që bëhet nga specialistët për të ruajtur këto banesa të cilat përçojnë traditën dhe identitetin e vendit tonë.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.