SOFT NEWS – Kreu i Twitter-it mjaftohet me një rrogë… 1,4 dollarë!?

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Drejtori i përgjithshëm i Twitter-it, Jack Dorsey mori në vitin 2018 një pagë prej një dollar e 40 centë për të treguar besimin e tij në potencialin e krijimit të vlerës afatgjatë të kompanisë, sipas dokumenteve financiare të vëna në dispozicion të publikut.

”Si dëshmi e angazhimit dhe besimit të tij në krijimin e vlerës së potencialit në një periudhë afatgjatë të Twitter-it, drejtori i përgjithshëm Jack Dorsey refuzoi pagat dhe përfitimet për vitet 2015, 2016, 2017 dhe në 2018 u mjaftua vetëm me një rrogë prej 1,40 dollarë”, bën të ditur Twitter-i në këto dokumente financiare të publikuara të hënën në mbrëmje në faqen e internetit të SEC-it, institucioni amerikan i rregullatorit dhe kontrollit të tregjeve financiare.

Shifra i referohet si fillim uljes së numrit të karaktereve të lejuara në një postim në Twitter, 140, në fuqi që kur Dorsey mori kontrollin e rrjetit social në vitin 2015, dhe deri në nëntor 2017.

Tani, përdoruesit e Twitter mund të postojnë mesazhe që kanë në përmbajtje deri në 280 karaktere./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.