SHBA – Ministri i Drejtësisë: Fushata e Trump është përgjuar

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Fushata presidenciale e Donald Trump është përgjuar nga agjentë federalë, garantoi sot ministri amerikan i Drejtësisë, Bill Barr, i cili po përpiqet të përcaktojë nëse ky përgjim ka qenë ligjor.

“Po përpiqem të mbledh të gjitha informacionet mbi origjinat dhe aktivitetet e shërbimeve sekrete kundër fushatës së Trump në 2016”, deklaroi Barr gjatë një dëgjese në Senat.

“Mendoj se përgjimi ka ndodhur. Çështja është të dihet nëse ka qenë i justifikuar. Nuk po them që nuk ka qenë, por duhet ta verifikoj”, shtoi ai.

Policia Federale Amerikane (FBI) kishte filluar në kërrik 2016 një hetim mbi ndërhyrjet e Moskës në fushatën presidenciale. Më pas u fokusua mbi kontaktet mes rrethit të kandidatit republikan dhe Moskës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.