Mal i Zi/ AZHBR në seminarin e KE-së për thirrjet e IPARD-II

TIRANË, 10 prill /ATSH/- Implementimi i praktikave më të mira europiane, në thirrjet për aplikimet e fermerëve, në fondet e programit IPARD II, janë në fokus të seminarit që po ndjekin ekspertët shqiptarë të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe Ministrisë së Bujqësisë, në Becic të Malit të Zi.

Seminari mbi Implementimin e thirrjeve IPARD II, organizohet nga RRDSWG i Europës Juglindore në bashkëpunim me Komisionin Europian dhe DG – Agri.

Ky takim përfshin përfaqësues të strukturave IPARD, të Autoritetit Manaxhues dhe Agjencive të Pagesave nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

Në vendin tonë ka nisuar zbatimi i Programit IPARD II, me një fond prej 94 milionë euro, në mbështetje të bujqësisë.

Pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit të fermerëve, AZHBR po bëhet gati të hapë thirrjen e dytë të aplikimeve për financimin e fermerëve në sektorët: Investime në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.