LONDËR – Princi Harry dhe Oprah Winfrey dokumentar për shëndetin mendor

LONDËR, 10 prill /ATSH-AFP/ – Princi Harry dhe ylli i ekranit amerikan, Oprah Winfrey po punojnë së bashku për të krijuar një seri dokumentarësh për shëndetin mendor që do të publikohet nga Apple, njoftoi sot Pallati Kensington.

Kjo serial synon të ndajë me publikun histori të personaliteteve të shquara që përballen me situata nga më të vështirat, duke na ofruar mundësinë për të kuptuar më mirë veten dhe ambjentin tonë”, thuhet në një komunikatë të princit Harry, mjaft i nderuar për bashkëpunimin me Oprah Winfrey.

‘’Duka i Sussex dhe prezantuesja e famshme janë bashkëkrijuesit dhe drejtuesit ekzekutivë të këtij seriali me disa episode”, njofton pallati Kensington, pa zbuluar orarin e transmetimit.

‘’Mënyra e tij e të menduarit bazohet kryesisht në punën e gjatë të princit Harry për çështjet dhe iniciativat në fushën e shëndetit mendor”, thuhet në deklaratë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.