LONDËR – FMN-ja parashikon një goditje të rëndë ekonomike në rast Brexit pa marrëveshje

LONDËR, 10 prill /ATSH-AFP/ – Ekonomia britanike rrezikon një goditje serioze në rastin e Brexit pa marrëveshje, një skenar që do të shkaktonte luhatje të mëdha tregtare dhe një rënie të dukshme të produktit të brendshëm bruto, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në një raport të publikuar në prag të takimit të ardhshëm që mbahet në pranverë dhe vetëm disa ditë nga data në teori e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja e planifikuar për të premten, FMN-ja po studion ndikimin në ekonominë britanike të dy skenarëve të Brexit pa marrëveshje.

Njëri merr parasysh mungesën e barrierave në shkëmbimet tregtare dhe tjetra supozon se do të ketë luhatje të forta me rritjen e kostove të importeve që do të kenë ndikim tek kompanitë dhe familjet britanike./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.