FRANCË – UNESCO nderon me çmim dy gazetarë të burgosur

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Gazetarët e Reuters, Kyaw Soe Oo dhe Wa Lone, të dënuar me shtatë vite burg në Mianmar, janë të dy fituesit e Çmimit Botëror për Lirinë e Medias 2019 UNESCO/Guillermo Cano, njoftoi organizata e OKB-së në një komunikatë.

Të arrestuar në dhjetor 2017, Wa Lone, 32 vjeç dhe Kyaw Soe Oo 28 vjeç po hetonin për një masakër ndaj myslimanëve rohingyas.

Ata u shpallën fajtorë për shkelje të një ligj që daton nga periudha koloniale mbi sekretet shtetërore dhe u dënuan në mesin e janarit në apel me shtatë vite burg.

Ata u akuzuan se u ishin referuar dokumenteve sekrete që kishin lidhje me operacionet e forcave të sigurisë në shtetin Rakhine, rajon në veriperëndim të Mianmarit, skenë e akteve të dhunëve ndaj pakicës myslimane rohingya./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.