FRANCË – Transporti ajror në sfidën për të frenuar emetimet ndotëse

PARIS, 10 prill /ATSH-AFP/ – Aviacioni përbën rreth 2% të emetimeve botërore të dyoksidit të karbonit (CO2), sipas Organizatës të aviacionit civil ndërkombëtar (OACI).

”Ky 2% përbën sasinë e emetimeve të një shteti si rasti i Gjermanisë”, vë theksin një studim i kabinetit të këshillit Sia-partners.

”Një numër i përgjithshëm prej 4,3 miliardë pasagjerë (+6,1%) udhëtuan në 2018 në të gjithë globin”, sipas OACI dhe trafiku ajror është parashikuar të dyfishohet në 15 deri në 20 vitet e ardhshme.

Sipas një raporti të publikuar në janar nga tre organizata europaine, përfshirë Agjencinë Europiane të Mjedisit (AEE), në 2016 aviacioni përbënte 3,6% të emetimeve të gazrave me efekt serrë nga shtetet europiane./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.