FOTO/ Berat, koncert me muzikë klasike në Muzeun Ikonografik

TIRANË, 10 prill/ATSH/ – Publiku beratas shijoi mbrëmjen e djeshme ritmet e muzikës klasike të cilat u ndërthurnin me mjediset e mrekullueshme të Muzeut Ikonografik duke krijuar një atmosferë interesante.

Dashamirësit e muzikës klasike ndoqën koncertin tepër të veçantë dhe emocionues “LITHOS DI PULIA – La voce delle pietre: Suoni scolpiti in harmonia” me pjesë nga Bethoven, Albinoni, N.Rota, Caikovski nën interpretimin e Donato dhe Nadia Divittorio.

Maestro Donato Divittorio ekzekutoi mjeshtërisht me një instrument unikal të ndërtuar prej tij me pllaka mijëravjeçare prej guri së bashku me të bijën, sopranon Nadia Divittorio nga Puglia e Italisë dhe me pjesëmarrjen e pianistin shqiptar Igli Rapaj.

Ky koncert erdhi për publikun nga Qendra Kombëtare e Muzeve Berat në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme Italiane në Vlorë. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.