Durrës/Investim strategjik në sistemin e ujit, përfitojnë 300 000 banorë

TIRANË, 10 prill /ATSH/- Po ecën me ritme të mira puna në investimin strategjik në sektorin e ujit, Durrës nga i cili përfitojnë 300 000 banorë, ujë të pijshëm.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se, investimi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve (AKUK), me financim të Bankës Botërore, do të garantojë për qytetarët, rritje të ndjeshme të orareve të furnizimit, standarde në rrjetin e ujësjellës- kanalizimeve, teknologji inovative.

Ky investim shmang dhe eleminon ndotjen mjedisore së vijës bregdetare. Ndërkohë që projekti pritet të japë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.