BRUKSEL – Liderët e BE-së mblidhen për të vendosur mbi shtyrjen e Brexit

BRUKSEL, 10 prill /ATSH-DPA/ – Liderët e BE-së do të vendosin sot se sa kohë do t’i japin kryeministres britanike, Theresa May për të shtyrë Brexit, ndërkohë që afati i fundit i largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja është të premten.

Të mbledhur në këtë samit të jashtëzakonshëm në Bruksel, liderët shprehën hapur besimin e tyre se Britania e Madhe nuk do të largohet nga blloku këtë javë, nëse përmbush disa kushte. Megjithatë mendimet e tyre ndyrshojnë për afatin e kohës që do t’i jepet Londërs.

May ka kërkuar që largimi i Britanis së Madhe nga BE-ja të shtyhet deri në 30 qershor, ndërsa presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk ka propozuar një shtyrje deri në një vit.

Cilido të jetë vendimi i afatit për Brexit, ky duhet të pranohet njëzëri nga të gjithë liderët e BE-së. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.