Aksidenti në Shkodër, dy autoambulanca me mjekë dhe infermierë në vendngjarje

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Spitali Rajonal Shkodër informoi sot se “menjëherë pasi është njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë”.

Duke shprehur ngushëllimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Bushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se “dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve, thuhet në këtë njoftim. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.