Parashikimi i motit, e martë, 9 prill 2019

TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, lokalisht dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 13 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.4-0.9 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/15 re shi
Kukës 7/12 re shi
Lezhë 9/14 re shi
Dibër 6/11 re shi
Durrës 7/16 re shi
Tiranë 10/15 re shi
Elbasan 9/15 re shi
Berat 8/17 re shi
Vlorë 8/15 re shi
Korçë 4/12 re shi
Gjirokastër 6/16 re shi
Sarandë 8/18 re shi

 

 /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.