Meta: Shqipëria duhet të reflektojë parimet më të mira të OSBE-së

TIRANË, 9 prill/ATSH/ – “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE-së”, – deklaroi sot Presidenti Ilir Meta.

Kreu i Shtetit zhvilloi sot një takim me presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretarin e përgjithshëm të saj, Roberto Montella.

Kryesimi i radhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020, sipas tij, “është përgjegjësi dhe arritje e madhe”.

“Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE-së. Kemi besim te mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, – tha Meta. /m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.