Kroçera “La Belle de L’Adriatique”, mbi 1 mijë turistë në dy muaj në Durrës

TIRANË, 9 prill/ATSH/- Me kroçerën “La Belle de L’Adriatique” kanë mbërritur në Durrës që nga mesi i muajit shkurt 1.076 turistë, kryesisht nga Franca e Belgjika.

Nesër paradite kroçera do të sjellë një grup tjetër me 180 turistë, të cilët përveç Durrësit do të zhvillojnë vizita të organizuara edhe në Tiranë dhe Berat.

Agjencia pritëse “Intermed Shiping” bën me dije se tashmë anija turistike është ankoruar shtatë herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit dhe lundrimi i së shtunës do të jetë i fundit për sezonin pranveror.

Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual Durrës (APD), bëhet e ditur se anija me gjatësi 111 metra dhe me flamur belg vjen për të tretin vit në Durrës, por këtë vit do të ankorohet plot nëntë herë në qytetin bregdetar.

Gjatë këtij sezoni turistik ajo pritet të ankorohet edhe dy herë të tjera në portin e Durrësit./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.