Durrës, dallgët nxjerrin në breg breshkën 100-vjeçare

TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Një breshkë uji e përmasave të mëdha u gjet e ngordhur në breg të detit në shëtitoren “Taulantia”, në qytetin e Durrësit.

Nga të dhënat e para mendohet që breshka të jetë mbi 100-vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u gjet nga punonjësit e ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të bashkisë së Durrësit, të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.