BRUKSEL – Roth: Europianët të gatshëm për një shtyrje me kushte të Brexit

BRUKSEL, 9 prill /ATSH-AFP/ – Europianët janë të gatshëm për t’i mundësuar Britanisë së Madhe një shtyrje të Brexit pas datës 12 prill, por me kushte të rrepta, pohuan sot ministrat e shteteve të BE-së të mbledhur në Luksemburg për të përgatitur një samit të jashtëzakonshëm të planifikuar për të mërkurën.

Ministri gjerman i Çështjeve Europiane, Michael Roth u shpreh për median se ndodhemi në një situatë shumë, shumë konfuze, pasi i duhet dhënë kohë palës britanike për të ditur përfundimisht se çfarë vërtetë kërkon.

Roth konfirmoi se të 27 parashikonin të shtynin datën limit të Brexit pas 12 prillit, përfshirë atë me një shtyrje të gjatë, por ndërkohë shtyrja duhet t’i përmbahet disa kritereve shumë konkrete, pasi vlerësoi se ishte e nevojshme që Britania e Madhe të angazhohej për të patur një ‘’qëndrim konstruktiv’’ nëse duhet të zgjasë praninë e saj në BE.

‘’Hipoteza e një shtyrje as nuk dihet, as nuk është  e sigurt’’, deklaroi homologia e tij franceze, Amelie de Montchalin. Është tejet e rëndësishme që kjo kërkesë të jetë në përputhje me një plan politik të besueshëm që sqaron të gjithë etapat që do të ndodhin gjatë kësaj shtyrje të kërkuar./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.