SOFT NEWS – Në ”Stephansplatz” nis ”lufta” me… nënkresa!

VJENË, 8 prill /ATSH-AA/ – Një grup qytetarësh u mblodhën në kryeqytetin austriak për të marrë pjesë në “luftën me jastëkë”.

Në sheshin e Vjenës “Stephansplatz” u mblodhën qindra njerëz të cilët përmes “luftës me jastëk”, festuan ardhjen e motit të ngrohtë dhe me diell.

Turma e të pranishmëve fillimisht u nda në dy grupe dhe pastaj filloi “lufta me jastëkë”.

Shumë qytetarë, por edhe turistë të shumtë të cilët ndodheshin për vizitë në Vjenë, morën pjesë në këtë përvojë të pazakontë.

Kësaj ngjarjeje sidomos iu gëzuan fëmijët që ishin pjesëmarrës të “luftës me jastëkë”./   /os/ /em/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.