SHBA – Trump zëvendëson shefin e Shërbimeve Sekrete

UASHINGTON, 8 prill /ATSH-AFP/ – Shefi i Shërbimeve Sekrete (USSS), policia prestigjioze elitare e ngarkuar me mbrojtjen e presidentit të SHBA-së, do të largohet nga posti i tij, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë pa dhënë arsyet e këtij largimi të papritur.

“Drejtori i Shërbimeve Sekrete, Randolph Alles (…) do të largohet së shpejti dhe presidenti Trump ka zgjedhur James Murray, që ka bërë karrier brenda USSS-së, për ta zëvendësuar duke filluar nga muaji maj”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

Kjo deklaratë vjen një ditë nga largimi i ministrit të Sigurisë së Brendshme, Kirstjen Nielsen.

Me më shumë se 6 500 forca, Shërbimet Sekrete janë pjesë e kësaj ministrie. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.