Samanta Bullock, linjë veshjeje për femrat me aftësi të kufizuara

TIRANË, 8 prill/ATSH/- Samanta Bullock, e lindur në vitin 1978, një modele anglo-braziliane me aftësi të kufizuara që nga mosha 14 vjeç, kur babai i saj e gjuajti pa dashje me armë,  e detyroi atë të jetë në karrocë dhe të krijojë një linjë veshje të përshtatshme për nevojat e grave që kanë të njëjtat probleme.

Samanta ka qenë në gjendje të rindërtojë karrierën e saj duke u bërë e njohur në botën e tenisit në Brazil (medalje argjendi në 2007 në Pan An Games) dhe tani duke u angazhuar në modë.

Tani Samanta lançon markën e re që do të jetë në shitje në internet në faqen e saj të internetit qysh prej 15 qershorit.

Veshje praktike, të përshtatshme, por mbi të gjitha gjithëpërfshirëse. Ky është prioriteti i modeles, e cila duke përjetuar problemin personalisht, donte t’ia kushtonte vëmendjen e saj lehtësirave të modës për ata që si ajo janë të detyruar të rrinë ulur për shumë orë.

Nëse ka modele me aftësi të kufizuara në pasarela, – njoftoi Samanta një vit më parë, – është gjithashtu e rëndësishme për stilistët që të mendojnë për jetën e njerëzve me vështirësi në lëvizje.

“Një grua për të qenë e sigurtë për veten, thotë ajo, duhet të jetë në gjendje të ndjehet rehat dhe e bukur në veshjet dhe jetën e saj të përditshme, pavarësisht nga përdorimi i një karroce.

Çdo veshje e markës së saj u krijua në fakt për të qenë “të rehatshme, të dobishme dhe joshëse” edhe për njerëzit të detyruar të ulen për një kohë të gjatë gjatë ditës.

Disa stilistë të rinj e kanë mbështetur Samantën në projektin e saj: Rua Luja, London Organic, Bekoffee, Caroline, Gunda Hafner, Peter Twiss, Contessina London dhe Amaelia.

Një pjesë e të ardhurave të shitjeve do t’i dhurohen “Motivation”, një organizate bamirëse që ofron karrige me rrota për njerëzit në nevojë në mbarë botën./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.