Rita Ora projekt për t’u ardhur në ndihmë grave në Kosovë

TIRANË, 8 prill/ATSH/ – Rita Ora ndodhet në Kosovë e cila me projektin më të fundit të saj, ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës.

Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante, do të ndahen pikërisht për Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në Kosovë, në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.