POLONI – Grevë e arsimtarëve, më e madhja që nga 1993-shi

VARSHAVË, 8 prill /ATSH-PAP/ – Kreu i sindikatave polake të mësuesve njoftoi sot fillimin e grevës së arsimtarëve, më e madhja që nga viti 1993.

Broniarz tha se sindikalistët kanë marrë informacion rreth disa ndërhyrjeve policore dhe shtoi se incidentet do të hetohen.

“Greva më e madhe në arsim që nga viti 1993 filloi sot në orën 08:00”, tha ai.

Por, pyetja është se cili është qëndrimi i qeverisë?

”Ne jemi të gatshëm për bisedime. Ne jemi të gatshëm të përpiqemi të bindim qeverinë se kjo grevë jo vetëm që ka një pretekst ekonomik, por është gjithashtu një grevë për të mbrojtur cilësinë e arsimit, e cila fatkeqësisht, vitet e fundit është shkatërruar”, tha Broniarz për transmetuesin e TVN24./ /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.