MUZIKË – Britney Spears në spital për shkak të stresit

LUIZIANA, 8 prill /ATSH/ – Këngëtarja amerikane Britney Spears është shtruar në spital, në një qendër të shëndetit mendor, për shkak të një stresi të fortë psikologjik dhe emocional, ndoshta për shkak të problemeve shëndetësore të babait të saj, i cili në vitin e fundit ka pësuar dy ndërhyrje kirurgjikale, citon gazeta italiane ‘’La Stampa’’.

Burime të afërta me këngëtaren në fakt kanë zbuluar në faqen e internetit se idhulli i viteve ’90 ishte regjistruar në një strukturë të specializuar dhe do të merrte asistencë për rreth një muaj.

Për më tepër, sipas disa gazetave amerikane, shtrimi në spital ishte tërësisht vullnetar./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.