Kontrollet për sigurinë, policia e Vlorës procedon 49 shtetas

TIRANË, 8 prill/ATSH/ – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë procedoi penalisht gjatë javës së kaluar 49 shtetas.

Sipas njoftimit të policisë 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, 39 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesë-padi me qëllim për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Nga ana e patrullave të Policisë Rrugore dhe të Rendit janë vendosur 257 masa administrative për shkeljen e Kodit Rrugor.

Policia e Vlorës bën të ditur se vijojnë takimet sensibilizuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe zbatimi i programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, me nxënësit e klasave të 6-ta nëpër shkolla të ndryshme.

Policia e Vlorës, i fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke ruajtur anonimatin. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.