Gigi Hadid vlerësohet me çmimin ”Power of Women”

TIRANË, 8 prill /ATSH/ – Gigi Hadid u nderua me çmimin ”Power of Women” nga Variety këtë fundjavë.

Supermodelja 23-vjeçare është vlerësuar për punën e saj si bamirëse gjatë viteve të fundit si ambasadore e UNICEF-it. Ylli i pasarelave shfrytëzoi  famën e saj për të promovuar dhe frymëzuar për një botë më të mirë.

“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund ti ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne”, tha Gigi. ”Bëhuni zë për dikë, mbështesni dikë, inkurajoni dikë, tregoni dikujt se si ata ju frymëzojnë”. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.