Futboll/ “Ajax” mund të humbë De Jong para “Juventusit”

TIRANË, 8 prill /ATSH-A. Fortuzi/ – Ka menduar “Vitesse” të ngrejë edhe më shumë moralin në shtëpinë e “Ajax”, pasi duke bllokuar në barazim 3-3 “PSV Eindhoven”, skuadrën e Arnhem i ka dhënë mundësi “Ajax” të jetë në krye të kampionatit “Eredivisie” në Holandë.

Edhe pse me pikë të barabarta me “PSV Eindhoven”, kundërshtari i ardhshëm i “Juventusit” në Ligën e Kampionëve ka një golavarazh më të mirë, +74 në krahasim me +65 të PSV.

Sipas një shkrimi të publikuar të hënën në portalin online të “Tuttosport.com”, duket se  vendi i parë, është ngushëllim, duke parë dëmtimin e Frenkie De Jong, i cili në fund të garës ndaj “Willem II” është vënë re se ka vendosur një çantë me akull në kavilje, çka tregon një shqetësim.

Talenti i mesfushës holandeze, pavarësisht këtij dëmtimi, duket optimist, të paktën sipas asaj që vetë futbollisti ka thënë për “Foxsport”. “Një dhimbje e vogël në kavilje. Nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Po bëjë gjithçka për të qenë menjëherë në dispozicion dhe skam asnjë dyshim se do të jetë kështu. Objektivi ime dhe shpresa gjithashtu është, që mos të humb garën me “Juventusin” të mërkurën në mbrëmje”, u shpreh De Jong për “Foxsport”.

Këtë sezon De Jong ka arritur rezultate mbresëlënëse. Sipas grafikut të publikuar nga “Tuttosport”, rezulton se ai ka arritur të jetë i saktë në 91,5% të pasave, pra e përkthyer në shifra nga 2104 pasa të dhëna në total, 1925 raste ka qenë i saktë, ndërsa vetëm në 89 pasa të sakta për ndeshje. Sa i takon pasimeve të gjata, De jong ka një të dhënë brilante, 79,1%. Më tej vijon 89,9% të pasave janë realizuar në gjysmëfushën kundërshtare, momente kur dhe presingu kundërshtarë është edhe më i lartë, teksa në gjysmëfushën e skuadrës së tij, janë 93% të pasave të saktë.

Duke parë drejtimin e pasave duket se pasimet në krahun e majtë janë dhe më të saktë dhe të shpeshta, në 34,6% të rasteve, kundrejt 31,8% të rasteve të pasave përpara, apo 22,4% të pasave në krahun e djathtë, teksa pasa në drejtim të mbrojtjes janë vetëm 11,1%. Kjo tregon se është një lojtar thelbësor për manovrën sulmuese të “Ajax”. Lojtari këtë sezon numëron tre asiste dhe 38 raste për gol të krijuara nga këmbët e tij. Jo më kot, De Jong u ble nga “Barcelona” për sezonin tjetër. Prandaj, një mungesë e tillë, ndaj “Juventusit”, do të ishte “dhimbje koke” për skuadrën që eliminoi “Real Madrid” në turin e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.