BRUKSEL – BE propozon rregulla etike për inteligjencën artificiale

BRUKSEL, 8 prill /ATSH-AFP/ – Mbrojtja e jetës private, transparencë dhe mosdiskriminim. Komisioni Europian propozoi sot një sërë rregullash etike për sektorin strategjik të inteligjencës artificiale (IA).

Kjo listë, e përcaktuar nga një komitet ekspertësh të pavarur vjen pas prezantimit nga ana e Brukselit në muajin prill 2018 të një strategjie për t’a vendosur Europën në planin e parë të IA.

Për ekspertët, ‘’qenia njerëzore’’ duhet të qëndrojë në qendër të teknologjive që lidhen me IA që nuk duhet të ulin apo kufizojnë autonominë e tyre, por nga ana tjetër të ruajë ‘’të drejtat themelore’’.

Këto teknologji duhet gjithashtu të marrin në konsideratë ‘’ndryshimin’’ dhe të favorizojnë ‘’mosdiskriminimin’’ si dhe mirëqënien e shoqërisë dhe mjedisin.

‘’Qytetarët duhet të kenë një kontroll të plotë në të dhënat e tyre’’, vlerësojnë ekspertët, duke kërkuar transparencë dhe mekanizma monitorimi të IA./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.