ARKEOLOGJI – Zbulohet një sarkofag mbi 2500-vjeçar

KAJRO, 13 prill /ATSH-AFP/ – Sarkofagu i një prifti egjiptian që daton prej më shumë se 2500 vite u zbulua drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje gjatë një emisioni në kanalin amerikan “Discovery”.

Ishte nëpërmjet dritës artificiale që arkeologu egjiptian, Zahi Hawass dhe njerëzit e tij hapën, të rrethuar nga kamerat, tre sarkofagë, njëri prej të cilëve ndodhej në sipërfaqe të varrit ndërsa tjetri në fund të një galerisë.

Por, ata u vonuan më shumë me të tretin, shumë më i madh dhe i sofistikuar, që mbante kufomën e priftit të madh të perëndisë Thot, që ishte shumë aktual gjatë dinastisë së 26-të (viti 664-525 para Krishtit).

“Ky njeri ishte si një mbret”, thekson Zahi Hawass, pasi pa cilësin e balsamimit dhe të fashove që ishin të paprekura, ndryshe nga dy mumjet e para.

Thoti shpesh herë paraqitej nën formën e një zogu ibis dhe simbolizonte kryesisht urtësinë dhe magjinë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.