Albumi i DJ të ndjerë Avicii, surpriza e familjarëve për fansat

TIRANË, 8 prill /ATSH/ – Familja e Avicii-t po sigurohet që veprat e fundit të muzikantit të mos lihen pa dëgjuar. Në një deklaratë për mediat, ata njoftuan se së shpejti do vijë albumi i DJ të ndjerë, i titulluar ‘TIM’. Albumi do përmbajë këngët që Avicii po punonte para se të vdiste vitin e kaluar.

Ai po përgatiste këngët për një album të ri, që nuk arriti ta publikonte në treg, pasi u largua nga jeta në moshë shumë të re. Kënga e tij, “SOS”, do publikohet më 10 prill ndërsa albumi do nxirret në treg më 6 qershor.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit  ishte Tim Bergling, vdiq në moshën 28-vjeçare më 20 prill 2018.

Muajin e kaluar, familja Bergling njoftoi ngritjen e një fondacioni që do të mbledhë para për shëndetin mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve. Të ardhurat neto nga albumi do shkojnë për Fondacionin Tim Bergling. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.