FUTBOLL – Ronaldo kërkoi të luante ndaj Milanit

TIRANË, 7 prill/ATSH/- Ronaldo kërkonte të ishte në fushë edhe ndaj “Milanit”, por stafi teknik dhe tekniku i “Juventusit”, Massimiliano Allegri nuk ja lejuan këtë mundësi.

Kështu është shprehur të shtunën në mbrëmje, Pavel Nedved, i pyetur nga “Sky-sport” lidhur me fitoren e bardhezinjë ndaj “Milanit” me rezultatin 2-1.

“Parfum kampionati? Mungojnë ende pikë. Tri pikët e marra sot janë shumë të rëndësishme, pasi u fitua ndaj një rivali historik të “Juventusit”. “Milani” i sotëm frikësonte jo pak”, tha Nedved. Ronaldo është duke rikuperuar. Ai shprehur dëshirën të ishte dhe ndaj “Milanit” në fushë, por Alegri dhe stafi mjekësorë nuk donin të rrezikonin”, tha Nedved.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.