FUTBOLL – Juventusi i shqetësuar për Emre Çan

TIRANË, 7 prill/ATSH/- Emre Çan nuk arriti ta përfundoi ndeshjen me “Milanin” të shtunën në mbrëmje për shkak të një dëmtimi në kavilje, që ka shqetësuar jo pak bardhezinjtë.

Ndeshja e zhvilluar dje në “Allianz Stadium” mes “Juventusit” dhe “Milanit” ka përfunduar me fitoren e zonjës së vjetër me rezultatin 2-1, por duhet thënë se ka pasur dhe një lajm negativë për torinezët, që u duhet tashmë të vlerësojnë situatën e të dëmtuarve, ku në infermieri shtohet dhe Çan. Në vend të gjermanit, në fushë hyri një Gjerman tjetër, Sami Khedira, i cili vinte pas një periudhe mungese për shkak të një problem në zemër.

Në mesjave “Juventusi” do të ndeshet me “Ajaxin” në përballjen e parë të turit çerekfinalë të Ligës së Kampionëve, ku në pikëpyetje mbetet aktivizimi i Emre Çan.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.