SOFT NEWS – Elizabeth dhe Meghan kanë probleme me… bizhuteritë!

LONDËR, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Mbretëresha Elizabeth ndaloi Meghanin, bashkëshorten e princit Harry, të mbajë disa bizhuteri familjare, veçanërisht ato që i përkisnin nënës së bashkëshortit të saj, princeshës Diana, shkruan tabloidi ”Sun”, bazuar në burime brenda pallatit mbretëror, i cili riafirmon ekzistencën e tensioneve mes nuses amerikane dhe sovranes, të cilat gjithashtu kanë pasoja në marrëdhëniet midis vëllezërve William dhe Harry.

Ndër objektet e “ndaluara” për Meghan duket se është edhe diademë me margaritarë të veshur nga Diana në ditën e saj të dasmës me Charlin në vitin 1982, të cilën kunata e saj Kate, e vendosi me elegancë në martesën mbretërore në Spanjë.

”Në të kaluarën, mbretëresha Elisabeth ishte e lumtur t’i jepte Kate bizhuteritë e Dianës, por tani ka ndryshuar qëndrimin e saj me Meghanin për shkak të sjelljes së saj, një situatë që do të dilte në pah pas disa muajsh martese”, shkruan ”Sun”./ /os/ /em/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.