SHBA – Pompeo: NATO të përshtatet edhe me garën strategjike kineze

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-ANSA/ – NATO duhet të përshtasë aleancën për t’u marrë me kërcënimet në zhvillim duke përfshirë edhe garën strategjike të Kinës, theksoi sekretari i Departamentit ameriikan të Shtetit, Mike Pompeo, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Uashington, me rastin e 70-vjetorit të organizatës.

“Ne duhet të përshtatim aleancën tonë për t’u përballur me kërcënimet e reja, qoftë agresionin rus, migrimin e pakontrolluar, sulmet kibernetike, sigurinë energjetike, konkurrencën strategjike kineze, përfshirë teknologjinë 5G dhe shumë çështje të tjera”, theksoi ai në deklaratën hapëse të takimit./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.