SHBA  – Amerikani David Malpass emërohet president i Bankës Botërore

UASHINGTON, 5 prill /ATSH-AFP/ – Amerikani David Malpass u emërua zyrtarisht ashtu siç pritej pa surpriza president i Bankës Botërore dhe do të marrë të martën detyrën për një mandat pesë vjeçar, njoftoi sot Instituti për Zhvillim në një komunikatë.

Malpass, 63 vjeç, një mbështetës besnik i presidentit Donald Trump deri më tani mbante postin nënsekretarit në Thesarin amerikan i ngarkuar për çështjet ndërkombëtare, u përzgjodh unanimisht nga bordi i drejtorëve i Bankës Botërore, thuhet në komunikatë. Një rregull i pashprehur dëshiron që drejtimi i institucionit t’i jepet një amerikani dhe ai i FMN-së një europiani. Malpass ishte i vetmi kandidatit i paraqitur./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.