SEUL – Samsung prezanton smartfonin e parë 5G

SEUL, 5 prill /ATSH-AFP/ – Samsung Electronics prezantoi sot celularin e parë në botë 5G, që përkon me paraqitjen e kësaj teknologjie nga  Koreja e Jugut. 

Koreja e Jugut, tashmë një nga vendet më të lidhura nga pikëpamje e komunikimit, u bë të mërkurën në mbrëmje e para në botë që përmes tre operatorëve të saj ofroi gjeneratën e pestë të standardeve për rrjetet celulare.

Samsung Electronics, lider botëror i smartfonëve, shoqëroi kështu risinë teknologjike të Koresë së Jugut me prezantimin e markës së re Galaxy S10 5G.

Për të tërhequr njerëzit ishin organizuar disa demonstrime të realitetit virtual dhe robotë, per të ilustruar kështu revolucionin e sjellë nga rrjeti 5G.

Kudo, klientët treguan entuziazmin e tyre, veçanërisht për mundësitë e shikimit të drejtpërdrejtë të videove sportive ose leksioneve./  /ash/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.