RUSI – Kremlini mbështet Trumpin për uljen e shpenzimeve ushtarake

MOSKË, 5 prill /ATSH-ANSA/ – Ideja e presidentit amerikan, Donald Trump mbi një marrëveshjeje midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për të reduktuar shpenzimet për prodhimin e armëve meriton vëmendje, deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin.

”Por, është e rëndësishme që deklaratat të shndërrohen në iniciativa dhe propozime konkrete”, shtoi ai.

”Propozimet duhet të formulohen, të shkruhen dhe t’u dërgohen bashkëbiseduesve përmes kanaleve zyrtare”, tha Peskov./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.