Përmirësim cilësisë së arsimit shqip në Serbi

TIRANË, 5 prill/ATSH/ Shqipëria ofron ndihmë me libra shkollorë dhe ekspertizë kurrikulare në dobi të arsimit shqip në Serbi.

Kjo u konfirmua gjatë takimit të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini me Ragmi Mustafin, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Minoritetit Shqiptar në Serbi.

“Do të komunikojmë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Serbi për mënyrën më të mirë të bashkëpunimit mes ministrive tona në kuadër të përmirësimit të cilësisë së arsimit shqip në Serbi”, tha Shahini, në përfundim të takimit. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.